Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Juventusit, gati transferimi te Manchester City

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka përfunduar gjithçka. Ylli portugez po përjeton orët e tij të fundit si futbollist i bardhezinjëve teksa pas 3 sezonesh me Juven ka vendosur të largohet nga Torino edhe pse ka ende edhe një vit kontratë me Zonjën e Vjetër. Vizita e papritur në Torino e agjentit të famshëm të CR7-ës Jorge Mendes ka sjellë një tërmet të vërtetë në shtëpinë bardhezi, pasi Mendes u ka bërë me dije drejtuesve të Juves se Ronaldo do t’i braktisë në këtë merkato verore. E ardhmja e 5-herë fituesit të Topit të Artë do të jetë në Premier League sërish në qytetin e Manchester-it por në anën blu të tij, me Manchester City-n që është klubi i vetëm në garë që kërkon shërbimet e 36-vjeçarit. Për të ndërruar ambient Ronaldo ka vendosur të përgjysmojë edhe pagën teksa te Manchester City do të përfitojë 15 milionë euro në sezon ndërsa do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë.

Problemi i vetëm për të zgjidhur ka të bëjë me vlerën e kartonit të luzitanit, pasi Juventusi kërkon minimalisht 25 milionë euro për kartonin e tij ndërkohë që Manchester City nuk kërkon të shpenzojë asnjë cent por dëshiron ta marrë me kosto zero në Etihad. Por edhe ky ngërç do të zgjidhet në orët e ardhshme pasi për largimin e Ronaldos nga Juventusi tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, duke patur parasysh faktin që CR7 edhe pse u paraqit në Continassa këtë të premte nuk u stërvit me Juventusin ndërkohë që në përfundim të seancës u përshëndet edhe me shokët e skuadrës, një shenjë tjetër kjo e lamtumirës së tij nga bardhezinjtë me destinacion Manchester City-n. Paris Saint Germain klubi tjetër që përflitej se kishte interes për Ronaldon është tërhequr nga gara me Jorge Mendes-in që ka marrë një jo të prerë nga drejtori sportive i francezëve Leonardo ndërkohë që edhe presidenti i PSG Nasser Al-Khelaiffi ka konfirmuar gjithçka.

Lexo edhe :  Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Ndërkohë mediat ndërkombëtare zbulojnë se ka patur edhe një kontakt telefonik mes Pep Guardiolës dhe Cristiano Ronaldos. Dëshira e trajnerit spanjoll ishte të kishte në skuadrën e tij Harry Kane, por në pamundësi për të firmosur me yllin anglez Pep ka pranuar të afrojë në skuadër 36-vjeçarin portugez i cili edhe pse nuk është profili i preferuar për Guardiolën do t’i duhet ta përshtasë me skemat e tij. Me kalimin te Manchester City, Ronaldo do të ketë edhe një tjetër problem pasi do të ngjallë urrejtje te tifozët e Manchester United të cilët e konsiderojnë këtë transferim një tradhëti nga ana e portugezit për të shkuarën që ka patur te Djajtë e Kuq.

Të fundit

Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Instituti i Sigurimeve...

A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit. 26 deputetë të...

Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë/ Ngjela nxjerr të pathënat

Po afrohet një furtunë e madhe në politikën shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash korrupsion galopant dhe zhvatje të pasurisë publike, “bomba” pritet...

Rritet numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, merren masa emergjente

Italia po përballet me një përhapje në rritje të virusit të Nilit Perëndimor, me nëntë viktima të konfirmuara deri më tani, pesë prej të...

Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

Parkimi i gabuar në rrugët e Himarës i ka kushtuar shtrenjtë një 22-vjeçari nga Tirana, i cili është proceduar penalisht. I riu me mjetin e...

Lajme të tjera

Web TV