Hoqi dorë nga mandati i deputetit, Rama: Ruçi do të jetë krahu im i djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka mbledhur këtë mbrëmje grupin e vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij para socialistëve, Rama është ndalur te i dorëhequri nga të gjitha funksionet politike, Gramoz Ruçi, duke thënë se ai do të vazhdojë të jetë krahu i tij i djathtë.

“Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetëçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend. Shumë prej jush ishin e do të jenë sërish në Kuvend, të tjerë janë e nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve herë pas here janë vetëm funksion i skuadrës, e cila do ja dalë të realizojë vizionin e PS për Shqipërinë”, tha Rama.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit aktual, Rama njoftoi tërheqjen nga mandati i deputetit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit, pak më pas edhe zv/ kryeministri Erion Braçe lajmëroi largimin.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht, kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës.” -tha Rama në mbledhjen me ministrat.

Lexo edhe :  Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

 

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV