Mark Marku lë mandatin e deputetit, shpërthen në akuza ndaj Berishës e Bashës: PD po shndërrohet në parti interesash personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e ri në shtator 2021. Mësohet se drejtuesit politik të Lezhës i është kërkuar nga kreu i PD Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.

Kjo kërkesë është pranuar nga profesori i njohur, i cili ka vendosur të lërë mandatin e deputetit. Ai thotë se PD është shndërruar në një parti interesash personale.

Si drejtues politik i qarkut Lezhë, ai arriti një prej rezultateve më të mira në gjithë Shqipërinë për PD-në duke i rritur votat e kësja partie me 5900 vota plus nga zgjedhjet e mëparshme.

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Dorëheqja e fortë lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.

Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”. “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

Pjesë nga shkrimi i Mark Markut, ku lajmëron dorëheqjen:

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë.

Lexo edhe :  Aksidentet, mjekët: Shoferët në gjendje të dehur humbasin përqendrimin

E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës.

Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipi PD-së.

Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet.

E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.

E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë.

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

Një person i njohur në Tiranë e lë dadon të flejë në garazh

Dikur ishim ne shqiptarët që bënim punë shumë të rëndomta për të huajt në emigrim. Tani ka shqiptarë që paguajnë punonjës nga Azia për...

FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës së Lihtejnshtajnit

Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e Princeshës së Lihtenshtajnit, Marie Caroline. Ajo i dha fund...

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Lajme të tjera

Web TV