Përkeqësohet gjendja epidemiologjike në Kosovë/ Ja masat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve të reja, që kanë ardhur edhe si rezultat i variantit Delta ka bërë që Kosova t’i rikthehet masave shtrënguese. Nga sot në Kosovë do të rikthehet ora policore, nga 22:00-05:00, e ndërsa baret dhe restorantet do të lejohen që të punojnë deri në orën 21:00.

 

Në takimin e bërë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave, u vendos edhe shtyrja e fillimit të vitit të ri Akademik. Nga 1 shtatori është caktuar që nxënësit të rikthehen në bankat e shkollës më 13 shtator.

 

Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka deklaruar ministri.

 

Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë. Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëmtë viktimave në 2.404.

 

Masat e reja në Kosovë
–Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

Lexo edhe :  Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV