Mbërrijnë 121 afganë në Shqipëri, shumica gra dhe fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aeroportin e Rinasit kanë zbritur në orën 03.20 të mëngjesit afganët e parë. Edhe pse nga kryeministri Edi Rama tha se do të vinin 300 afganë, ditën e djeshme kanë ardhur 121, mes tyre edhe 11 foshnja. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Sapo mbërritën iu nënshtruan fillimisht përpunimit të të dhënave individuale dhe kontrollit të shopejtë mjekësor. Më pas ata u nisën drejt strukturave hoteliere në Durrës. Qendra e pritjes së përkohshme është inspektuar nga Ministrja Xhaçka e cila ka vlerësuar kontributin e efektivë të FA, policisë së shtetit, policisë kufitare dhe mjekëve e infermierëve. “Është vërtet një moment shumë emocionues. Këto kanë qenë ditë shumë intensive, me shumë punë për të koordinuar një operacion humanitar në një kohë rekord. Por mbi të gjitha kanë qenë ditë shumë të vështira, me shumë shqetësim për fatin e qytetarëve afganë që presim sot sepse situata e sigurisë në Kabul është përkeqësuar shumë”, u shpreh Xhaçka.

Kush erdhi në Shqipëri?

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka foli dhe cila kategori ka mbërritur në Shqipëri. Sipas saj, në vendin tonë kanë mbërritur intelektualë në fusha të ndryshme. “Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mikpritjen dhe besën tradicionale të shqiptarëve, këtu bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO-s, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundeshim për t’iu dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”, tha ajo.
Akomodimi
Grupi i parë i afganëve u akomodua në hotel në Durrës, ndërsa grupet e tjera që do të vinë do të qëndrojnë për pak kohë në Qyteti Studenti. “Grupi që ka zbritur sot (dje), do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS”, tha ministrja Xhaçka.

Lexo edhe :  Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kontrollet

Ndonëse është një task=force me shtatë ministri, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës po konsiderohet si “kryesorja”, duke qenë prezent që në pritje ashtu edhe akomodimin e tyre. “Kemi bërë gjithçka, që t’i mirëpresim e t’u ofrojmë kushte sa më të mira e sa më dinjitoze jetese. Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, tha Xhaçka. Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara. Sipas një vendimi të miratuar të mërkurën nga Qeveria shqiptare, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri.

Të fundit

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV