Të lumtur në ambientet e Qytet Studentit, gazetarja e BBC publikon videon e fëmijëve afganë

Shqipëria ka pritur këto ditë refugjatët e parë afganë që do të mbërrijnë në vend.

Ata janë akomoduar në restortet e Durrësit dhe në konviktet e Qytet Studentit. Atmosfera e krijuar dhe qetësia që ata kanë përftuar me mbërritjen në Shqipëri, është pasqyruar nga korrespondentja e BBC, Yalda Hakim.

Ajo ka publikuar një video në “Twitter” ku shihen disa fëmijë duke luajtur në ambientet e kampusit studentor.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në “Twitter”.