Pensioni i minatorëve, Rama premton zgjidhje: Do të marrë rrugë kjo problematikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hapur sot në Kryeministri ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”, ku përmes dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nxjerr në dritë një tjetër copëz e historisë rrëqethëse të viktimave të diktaturës.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij se “Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm, në vazhdën e kësaj përpjekjeje dhe besoj se përtej çështjeve të bartura dhe të pazgjidhura, apo vonesës zvarritëse të shumë viteve, sot Shqipëria ka arritur të vendosë ca pika referimi për të shkuarën, që janë pika referimi fizike, konkrete, të prekshme”.

Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh ngushëllimi për familjarët e këngëtarit të mirënjohur, Sherif Merdani, që u nda nga jeta një ditë më parë, teksa tha se “I shpreh ngushëllime familjes së Sherif Merdanit për ndarjen nga jeta. E kam njohur pak, por ruaj një kujtim shumë të mirë prej tij”.

Më tej, kryeministri është ndalur te pensioni i atyre që kanë pasur punë të rënda, si punën në minierë, dhe që kanë probleme me pensionin, duke u shprehur se kjo problematikë do të marrë rrugë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Për sa i përket çështjes që u ngrit, është si hallkë e çështjeve të mbartura prej shumë vitesh. Sot që flasim besoj se ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Nga ana tjetër, është vërtet një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh se janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar edhe për të kujtuar e nderuar të afërmit e tyre, apo paraardhësit e tyre, për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë që është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur, sidomos në vitet 90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve apo i fshehjes së tyre ishte ende e mundshme që të përballohej.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV