Afganët në Shqipëri/ Politikë me humanizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Për ardhjen e qytetarëve afganë në Shqipëri, që u rrezikohej jeta nga talebanët, vendimin e mori kryeministri Edi Rama me argumentin: “më ka mandatuar populli”; “është çështje humane dhe i gjendemi në krah SHBA-ve”; “kemi detyrime si vend anëtar i NATO-s”. Më pas gjithçka ishte procedurë dhe “katrahurë” komentesh, reagimesh, memesh dhe “lufte verbale” mes atyre që nuk i “pyet kush” dhe nuk kanë as të drejtë firme e vule për kësi rastesh. Orët shkuan dhe tashmë është fakt i kryer. Mbi 600 qytetarë afganë janë vendosur në vendin tonë në pritje të një kalimi të mundshëm drejt SHBA-ve. Nga ana tjetër, kryeministrit i është dashur të qëndrojë me orë të gjata nëpër mediat e huaja që kanë rendur të shkëpusin intervista me të për këtë nismë. Rama është munduar që të tregohet “human” në këtë drejtim, duke theksuar se “edhe shqiptarët shiheshin si afganë para 30 vitesh”. Po a është kjo vetëm një çështje humane? Në fakt duket një miks nga të gjitha. Së pari qeveria shpreson se me një nismë të tillë është futur edhe më thellë në “zemrën e SHBA-ve”, për të bërë politikë dite një çështje vërtetë ndërkombëtare. E dyta është siguruar për disa kohë edhe përqëndrimi i vëmëndjes tek ata njerëz fatkeqë që herë pas here vizitohen nga kryeministri me duart plot me dhurata për fëmijët, apo edhe duke bërë një ndarje: “ne humanët” në qeveri dhe ata “konspiracionistët” e shpërndarë kudo edhe në opozitë. Në Shqipërinë që shumëçka është dukje dhe fare pak thelb, çështja afgane, qeveria e re, drejtësia e re dhe opozita e re me “lajme të vjetra”, përmbushin me garanci të paktën gjashtë muaj tollovi. Në fillim u tha se do ishin disa qindra që do vinin, më pas deri në 4 mijë, por shifrën e saktë askush nuk e di, madje as ata që kanë të drejtën e vendimarrjeve, pasi gjithçka varet nga situata mjaft kaotike që është në Afganistatn pas largimit të trupave ushtarake amerikane dhe marrjes së pushtetit nga forcat talebane.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV