Aksidenti me 5 viktima në Qafë Muzinë/ Ekspertët zbulojnë shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës, ku humbën jetën pesë persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë se drejtuesja e ‘Land Roverit’, Rexhina Celhaka, udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.

Celhaka, nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular, pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti. Sipas ekspertëve, në momentin e ndodhjes së aksidentit ka pasur reshje të pakta shiu, çka ka favorizuar aksidentin e ndodhur.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i ‘Land Roverit’ ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë, çka do të thotë se s’ka pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë ‘Land Roveri’. Ekspertët konfirmojnë se nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e çliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin veçse me lëndime.

Por, në rastin në fjalë, me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja-thuhet në raport. Dyshimet ngrihen mbi respektimin e shpejtësisë nga të dy mjetet prej 30 km në orë. Ndërkaq, Rexhina Celhakaj ndodhet në spitalin e burgut të grave në Tiranë në gjendje të rënduar psikologjike, si pasojë e asaj që ndodhi.

Lexo edhe :  Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Madje edhe në masën e dhënë të arrestit që iu komunikua teksa ishte shtruar, ajo vetëm ka qarë dhe shfajësuar, duke thënë se nuk ka qenë me shpejtësi dhe se furgoni me pasagjerë drejtuar nga Bardhi Proda, erdhi me një shpejtësi skëterre aq sa nuk e pandehte se nga erdhi. Ditët vijuese, grupi i ekspertëve të ardhur nga Tirana, do të përcaktojë edhe konkluzionet që do t’i shërbejnë organit të akuzës për të zbuluar shkaqet reale të aksidentit ku humbën jetën 5 persona mes të cilëve edhe drejtuesi i furgonit të pasagjerëve.

 

Të fundit

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

Lajme të tjera

Web TV