BE arrin qëllimin/ Vaksinohen mbi 250 milion njerëz, alarm për shfaqjen e variantit të ri në Afrikën e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka arritur qëllimin e tij të parë të vaksinimit masiv kundër Covid-19. 70 për qind e të rriturve ose ndryshe mbi 250 milion njerëz në Bashkimin Evropian kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

Këtë shifër e ka bërë me dije vetë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, duke theksuar se unioni ka arritur objektivin e vendosur në muajin janar.

“Shtatëdhjetë përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë plotësisht të vaksinuar. Dhe kjo është më shumë se 250 milion njerëz,” tha von der Leyen në një deklaratë të shkurtër duke e konsideruar këtë si një “arritje të madhe”.

Ndërsa pavarësisht vaksinimeve, lufta globale kundër pandemisë së Covid-19 tani zhvillohet me variantin Delta dhe asgjë nuk ka përfunduar.

“Por pandemia nuk ka mbaruar dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilent,” tha ajo, duke u bërë thirrje më shumë evropianëve që të vaksinohen shpejt për të “shmangur një valë të re infeksioni dhe shfaqjen e varianteve të reja”.

Fushata e vaksinimit e Bashkimit Evropian filloi në fund të vitit 2020 dhe qëllimi i Komisionit është të vaksinojë 70% të njerëzve mbi moshën 18 vjeç deri në fund të shtatorit.

Ndërkohë, një variant i ri i Covid është zbuluar në Afrikën e Jugut.

Të hënën Instituti Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut ka lëshuar një alarm për “prejardhjen e C.1.2”, duke thënë se është prezent në të gjitha provincat në vend, por ende nuk është listuar si një variant shqetësues nga OBSH-ja.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV