E reja irakene qëllohet për vdekje me thikë kur refuzoi të martohej me kushëririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nourzan Al-Shammari, një vajzë e re nga kryeqyteti iraken Bagdad, është vrarë brutalisht duke u qëlluar me thikë në rrugë nga tre burra, pasi sipas raportimeve kishte refuzuar martesën e rekomanduar nga familjarët, me kushëririn e saj.

Vrasja e Al-Shammari ka shkaktuar zemërim në të gjithë Irakun, pas publikimit të pamjeve të rënda të krimit në rrjetet sociale.

Teksa kthehej në shtëpi në këmbë nga puna, e reja u sulmua nga tre burra me thika në duar dhe me shalle në fytyrë, shkruan rrjeti Mirror .

Rrjeti vendas Alsumaria News shkruante se ajo u vra në të ashtuquajturat “vrasje nderi” për refuzimin e martesës.

Policia tha se pas ngjarjes ka arrestuar vëllanë e Nourzan për rolin e tij të dyshuar në vrasje, ndërsa në kërkim janë dy kushërinj të saj.

Rrjetet vendase thonin se kjo nuk ishte martesa e parë e detyruar për vajzën, ndërsa ishte martuar edhe një herë tjetër kundër dëshirës kur ishte fëmijë.

Pamjet e renda te vrasjes ishin publikuar nga autoritetet irakene.

Mediat thonin se fillimisht vajza e ndjerë ishte martuar nga familjarët kur ishte vetëm 13 vjeç. Familja e kishte divorcuar nga burri i parë teksa xhaxhai kishte tentuar ta martonte me djalin e tij.

Nourzan, e cila punonte në një dyqan ëmbëlsirash, ishte kërcënuar vazhdimisht për mospranimin e martesës.

Të afërmit thonin se vajza ka qenë vazhdimisht objekt i dhunës shtëpiake në shtëpinë e prindërve, dhe se kohët e fundit kishte postuar në rrjetet sociale duke thënë se nuk ndjehej e sigurtë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme irakene Gjeneral Saad Maan tha se vëllai i Nourzan, ka pranuar vrasjen, duke u justifikuar për “probleme familjare”.

Emri i Nourzan po shpërndahet gjerësisht në Lindjen e Mesme me një ‘hashtag’ për të protestuar për dhunën kundër grave.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV