Gazetari i tmerruar lexon lajmet me talebanët e armatosur prapa tij në studio (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje të pazakonta vinin sot në dukje nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin si anëtarë të armatosur të grupit taleban, në studion e transmetimit.

Britanikja Metro shkruan se talebanët kishin bastisur studion televizive para se të urdhëronin prezantuesit të lavdëronte qeverinë e re talebane. Ndërsa të tjerë komentues sugjeronin se pamjet ishin të inskenuara.

Klipi rreth 42-sekonda i gjatë është shikuar më shumë se 1 milionë herë, ku lexuesi i lajmeve shihet i rrethuar nga tetë njerëz të armatosur me automatikë.

Pamjet ishin publikuar në rrjetin Twitter nga gazetarja e rrjetit shtetëror britanik BBC, Yalda Hakim, ku komentohej: “Televizioni në Afghanistan. Ja si bëhet debati politik në televizionin afgan, ushtarët talebanë ruajnë prezantuesin. Prezantuesi thotë se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga Emirati i ri afgan”.

Lexuesi i lajmeve, i quajtur Pardaz, i thoshte dëgjuesve se njerëzit duhet të bashkëpunojnë me talebanët, sipas rrjetit WIO News.

Gazetari iranian Masih Alinejad, komentonte: “Kjo është sureale. Militantët talebanë duke pozuar prapa lexuesit të tmerruar të lajmeve, duke thënë se afganët nuk duhet t’i kenë frikë ata”.

“Talebanët janë vetë një sinonim i frikës”.

Por të tjerë thonin se pamjet ishin të inskenuara.

Komentuesi Muhammad Jalal i cili e përshkruante veten si aktivist paqeje afgan, tha: “Kjo është e papranueshme, talebanët nuk japin intervista, kjo video është e inskenuar”.

Lexo edhe :  Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

“Kjo është një tentativë për të dhënë një panoramë të gabuar”.

Të fundit

Jashari e nis me dëmtim te Milani!

Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për...

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev,...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Lajme të tjera

Web TV