Kapet me mijëra euro të falsifikuara dhe tritol në banesë, arrestohet 35-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi u kap me mijëra euro të dyshuara të falsifikuara dhe tritol në banesë.

Burimet policore bëjnë me dije se si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”, ku arrestua në flagrancë shtetasi Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

Të fundit

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Njoftim nga “Integrated Energy BV SPV”

Shoqëria "Integrated Energy BV SPV" Sh.p.k organizon Dëgjesën Publike për konsultimin e "Aplikim per ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit...

Ministri izraelit paralajmëron se Gaza do të shkatërrohet plotësisht!

Një zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste palestineze Hamas tha të martën se zhvillimi i negociatave për të rënë dakord për një armëpushim të...

Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj. Në...

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas një muaji takimesh me qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV