Portali bën gafën qesharake, i delegon çështjen e armatimit të talebanëve Prokurorisë së Durrësit

Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme ka qenë padyshim ai i largimit të trupave amerikane nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët. Megjithatë, gjithë vëmendjen e ka marrë lajmi nga portali “Hapur.al” me gafën e tij lidhur më ngjarjet e fundit në Afganistan.

Portali shkruan se armët e zjarrit të Amerikës tashmë kanë rënë në duart e talebanëve, por ajo që ka çuditur lexuesit është “zbardhja” e detajeve se kujt do t’i delegohet dosja e talebanëve. Në fundin e lajmit shkruhet se materialet e çështjes së armatimit amerikan në Afganistan do t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shpresojmë që Prokuroria e Durrësit të angazhohet sa më shpejt në lidhje me këtë situatë alarmante në Afganistan.