Tentoi të korruptojë policët kufitarë, procedohet penalisht senegalezi në Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht pasi në doganën e Qafë Thanës ka tentuar të korruptojë një punonjës policie.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, pasi në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

Lajme të tjera

Web TV