“Do i fusë thikën…”/ Kërcënohet me jetë djali i Igli Tares: Duhet të vdesësh, ti e babai yt (Mesazhet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Lazios duket se këtë vit po kalojnë çdo cak. Pas ngjarjeve të rënda me Elseid Hysajn për një këngë, ka ardhur edhe kërcënimi ndaj Igli Tares dhe familjarëve të tij.

Gjithçka është bërë e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga djali i ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, Etieni, i cili ka publikuar mesazhet e rënda të një tifozi.

“Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjete sociale.

Ky i fundit u është përgjigjur këtyre kërcënimeve me një postim të tijin. “Jam lacial që kur jam fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lacio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë.

Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, KURRË. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, – ishin fjalët e Etien Tares.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV