In memoriam në një vjetorin e ndarjes nga jeta/ Kosta Papanikolla, apo “Daja” i Cirkit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bashkim Koçi

Do të ishte një asfiksi e frikëshme shpirtërore nëse nuk do të mundnim të kujtonim emrat e atyre njerëzve, mjeshtrave të mëdhenj e të lindur për veprimtari të rralla të cilët, sa ishin gjallë, na mbajtën dhe na ushqyen mjaftueshëm me kulturë e veprimtari artistike, falë aftësive dhe formimit të tyre, por edhe pasionit për t’u bërë të dobishëm për vendin dhe shoqërinë.

Sa herë që më bie rruga në Shëtitoren Qëndrore në kryeqytet, aty ku në krah të saj ndodhet Cirku “Ali Xhixha” i Tiranës, nuk mund të mos më shkojë mendja tek themeluesit e tij, tek mjeshtrat e parë çudibërës, të cilët më pas do të na dukeshin si të ishin “jashtëtokësorë”, edhe më të famshëm për shkak të talentit dhe aftësive të magjishme në fushën e akrobacisë dhe lojrave të shumta e të rrezikëshme për jetën. Në historikun e Cirkut të Tiranës gjendet edhe ditëlindja e tij, e cila është ai i vitit 1952 por, po në ata defterë rregjistrash gjen të shkruar, gjë që është shënuar edhe në memorjen e artëdashëve të kryeqytetit, se veprimtaria dhe aktivitetet, edhe pse paksa të cunguara, siç ishin ato të fushës së iluzionit dhe të ekuilibrit në tel, janë shfaqur gjatë viteve 1932-1935 të shekullit të kaluar.

Cirku i Tiranës u krijua e u orkestrua nga artistë të njohur shqiptarë. Duhet të përmendim të famëshmin Ali Xhixha, me emrin e të cilit ai është pagëzuar, por ata që i dhanë popullaritet e fuqi si institucion i rëndësishëm kulturor ishin Telat Agolli, Bajram Kurti, Xhuzepina Prendi (Shkurti), Bardhyl Jareci, Abdyl Karakashi etj. Dhe në këtë skuadër të talentuarish shkëlqente edhe një emër tjetër famëmadh, nga ata emra që artëdashësit kryeqytetas dhe të mbarë Shqipërisë nuk e kanë hequr nga memorja, atë të elbasanasit Kosta Papanikolla.

Kosta Papanikolla lindi në Elbasan më 11 Maj të vitit 1932. Edhe pse ai u rrit dhe u edukua në mjediset e një familje me tradita të herëshme qytetëse, tek shpirti dhe qenia e tij diçka lëviste qysh në rininë e herëshme për t’u bërë dikushi në jetë. Sepse njeriu është i denjë për emrin që mbart kur, pavarësisht se ku ndodhet e se çfarë pune bën, është gjithmonë në shërbim të së mirës, në shërbim të vetes së tij dhe të njerëzisë. Për fatin e tij të mirë Kosta Papanikolla do të ishte ndër ata emra që jo vetëm nuk do t’i humbëte, por do të mbetej si një monument i skalitur bukur dhe me shumë dashuri nga artëdashësit kryeqytetas e më gjërë. Dhe në të gjthë këtë mbarësi zanafilla e ka një emër, e ka një shtysë nga ku do të merej vrapi për të ngjitur maja. Sepse, siç thuhet, rastësia ndonjëherë mbretëron botën. Ishte viti i largët 1951, jo pak, por treçerek shekulli më parë, kur ai kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak e që do të njihej dhe krijonte miqësi për të mos u ndarë kurrë, me të madhin Telat Agolli. Çuditërisht kanë qenë vërsnikë, njëri paskësh lindur në shkurt e tjetri në maj të të njënjtit vit, më 1932. Në këtë njohje fare rastësore nuk se mjeshtri Telat Agolli do t’i falte Kostës si me magji profesionin e bukur të akrobatit apo të iluzionistit, por iu gjet si një shkëndi për të ndezur më tej zjarrin e këtij arti të vështirë që në çdo lëvizje kërkonte të ishe i vëmendshëm, strikt në çdo lëvizje e për më së shumti i guximshëm. Sesa e vërtetë është kjo çka po them, mjafton që të sjellim faktin që Kosta Papanikolla kërkoi me forcë që të mund t’i jepej mundësia për tu përgatitur në këtë fushë ende të panjohur për të, nga “profesorë” të dëgjuar, nga ata që dinin çbënin dhe dinin çkërkonin nga nxënësit që merrnin dhe ua bënin provat aty në sheshin e burrave, në ringun e cirkut. Kosta Papanikollës do t’i qëllonte që stërvitjet e para, ato që japin shenjat sesa vlen, pra bën apo nuk bën të ecësh më tej, të kishte si mësues tiranasin, sportistin e rekordeve për shumë e shumë vite me radhë, Belul Hatibin. Pra ai që më pas do të bëhej njeri me emër të madh, që do të bëhej edhe themelues i cirkut të Tiranës, paskësh rënë në dorë të sigurt, të atij që stërvitjen për akrobat e konsideronte të shenjtë, të patolerueshme.

Vetëm fakti që ai i mori “mësimet e para” nga një sportist kalibri, siç ishte Belul Hatibi, u “trimërua” aq shumë sa edhe guxoi të konkuronte ballazi, pa iu trembur syri dhe pa ndërhyrjen e mikut apo shokut, të cilët i kishte të shumë, e midis tyre edhe Telat Agolin, për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të Estradës së Shtetit në vitin 1952. Ishte vetëm 20 vjenç, apo siç thuhet rëndom, në lulen e rinisë. Konkuroi dhe fitoi. Madje ishte ky shtrim i bukur i rrugës së nisur, vetëm falë pasionit dhe punës vetiake, që fill pas dy vjetësh, në vitin 1954, fitoi titullin aq shumë të ëndërruar, akrobat, dhe të emërohej definitivisht pranë Estradës së Shtetit. Në këtë mënyrë 20 vjeçari Kosta Papanikolla kishte arritur të hidhte poshtë tavanin e ëndrrave dhe të ecte besimplotë për të kapur edhe kufijtë e të pamundurës.

Lexo edhe :  Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Një fjalë nuk është një kristal i tejdukshëm, por është lëkura e një mendimi të gjallë që shpreh diçka të vërtetë, të provuar saktësinë e saj jo me fjalë, por me vepra. Këtë përfundim na e përforcon një detaj kuptimplotë nga jeta e artistit Kasta Papanikolla. Kolegët, shokët e miqtë, madje edhe studentët, atë e thërrisnin Dajë. Emri që i kishte vendosur nëna, Kosta, pothuajse “u harrua”, gjendej vetëm në listpagesat apo dokumenta zyrtare. Po përse iu ngjit ky emër, pra Dajë, Kosta Papanikollës? Ne e dimë që daja është për secilin njeriu më i dashur sepse është vëllai i nënës. Por nga jeta e përditëshme ky emër i bëhet “dhuratë” një njeriu të zemrës, të drejtë dhe shumë të respektuar nga një rreth i gjërë shoqëror. Këto cilësi siç duket Kosta i gëzonte, madje ishte disi i veçntë nëse do të sillnim të gjithë atë pasuri shpirtërore që ai e reflektonte në punë, por sidomos gjatë komunikimit me njerëzit.

Por le të ndjekim më tej rrugëtimin e Kosta Papanikollës, apo Dajës të Cirkut të Tiranës. Ai, me këmbënguljen e artistit që e kërkon lavdinë vetëm me meritë dhe punë, arriti të abjemntohej me skenën dhe spektatorin, me fëmijë e të rritur, duke krijuar portretin e tij nëpërmjet lojës interesante të arrirë nga forca e pasionit. Eshtë vendi të themi se gjatë karrierës së tij artistike, u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut, duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjator etj. Në një farë kuptimi Daja i Cirkut të Tiranës arriti të ishte “gur i rëndë” në të gjitha çfaqjet që bëheshin, por duke e shtrirë këtë aftësi e zotësi profesionale edhe në përgatitjen e brezave të rinj. Po si mund të kapte këto maja një njeri që dikur ëndërronte vetëm një grimcë, atë të ngjitjes në skenë dhe asgjë tjetër? Sepse për Kosta Papanikollën ëndërra mund të jetësohej vetëm duke qenë i përgatitur teorikisht dhe praktikisht, duke patur si shembull ata “yje karvani”, siç ishin mësuesit dhe instruktorët e tij të parë, Telat Agolli e Belul Hatibi, të cilët diçka utopike ia kishin kthyer në realitet. Por Daja dinte edhe tjetrën: Çdo njeri i suksesshëm ka bërë më të mirën e mundëshme në kushtet që ka gjetur, por ka ndërmarë edhe hapa të tjerë për të arritur më të mirë. Falë këtij mendimi progresist ai mundi të përfundonte arsimin e lartë në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” për të ndjekur më pas një specializim një vjeçar, nga më të lakmuarit për kohën, në Republikën Popullorë të Kinës, aty ku specialistët e cirkut lodrojnë me qiejt. Pra qëllimit ambicioz për t’i bërë vend vetes në të gjithë veprimtarinë e Cirkut të Tiranës, Daja iu përgjigj me gatishmërinë për t’u përballur me çdo gjë, edhe pse disa prej tyre ishin të rënda e me kosto për veten dhe familjen.

Një nga pasuritë e tij ishte edhe të qenit vizionar. Ai kurrë nuk vuri kufi midis të shkuarës dhe të ardhmes. Përkundarazi, Daja i referohej shpesh të shkuarës, duke i dhënë vëndin dhe vlerësimin e duhur, atë që i takon, pra veprimit. Shkallët e ngjitjes të profesionit aq të bukur e të vështirë të akrobatit të cirkut, ai i konsideronte të tilla jo vetëm për t’i parë, por së pari për t’i ngjitur. Në këtë rrugëtim me përvojën e tij ai dha një kontribut të çmuar si mësues në Studion e parë të fëmijve të ngritur në mjediset e Cirkut në vitet 1976-1980, duke përgatitur një brez të rinjësh të talentuar në këtë lloj arti. Dhe pasioni nuk u ndërpre deri kur doli në pension (1983). Më pas Daja do të ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi i Cirkut, duke mos mbajtur pozicionin e spektatorit, të argëtuesit me punën e të tjerëve, por si kritik e këshilltar, si mjeshtër që ëndërronte të linte si pasardhës kryemjeshtra.

Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udines, në Itali, aty pranë fëmijëve të cilët, veç dashurisë prindërore, u kishin falur plot nipër e mbesa. Artisti Kosta Papanikolla u nda nga jeta plot një vit më parë. Ai mbante dy Urdhëra, atë Naim Frashëri të Klasit të Parë dhe të Dytë. Pas ’90-ës nuk është kujtuar asnjë institusion shteror apo lokal për Dajën, atë që njihet si themelues i Cirkut, sikundër nuk i bje në mendje kujt për të rigriutur lavdinë e Cirkut të Tiranës.

Të fundit

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm...

Gonxhja: Mbi 100 operatorë ekonomikë të regjistruar në OBP, në 20 ditë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve...

Përse Britania e shpalli “non grata” Sali Berishën? Flet ambasadori Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar çështjen e shpalljes “non grata” të Sali...

Dëbora shkakton problematika në Kosovë/ Bllokohen një pjesë e rrugëve

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se pas reshjeve të borës, rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda. Sipas përditësimit të...

“Çmime utopike”/ Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët...

Lajme të tjera

Web TV