Makina merr flakë pasi furnizohet me gaz në aksin Korçë-Pogradec, shoferi dhe pasagjeri pësojnë djegie në trup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Pasi është furnizuar me gaz në nje prej pikave të karburantit në vendin e quajtur Gryka e Pocestës, sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, makina është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri.

Madje sipas burimeve janë dëgjuar tre shpërthime. Në kushte të tilla, drejtuesi i mjetit i përfshirë nga flakët ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Nga informcionet paraprake mësohet se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar drejt spitalit për mjekim. Drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie në trup por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Zjarrikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV