Vuçiç ka informata që Kosova do të nisë fushatën e njohjes më 4 shtator: Jam i shqetësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në Bled të Sllovenisë ku po mbahet Forumi Strategjik se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivel teknik.

Ai tha se është i shqetësuar se Kosova do ta fillojë fushatën për njohje më 4 shtator, ditën kur skadon moratoriumi njëvjeçar i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington gjatë administratës së Donald Trumpit, transmeton Gazeta Express.

“Jam i shqetësuar për informacionin se ata do të fillojnë një fushatë të re më 4 shtator për t’u njohur në organizatat ndërkombëtare. Është puna jonë të përgatitemi për këtë”, u tha Vuçiq gazetarëve pas pjesëmarrjes në panelin brenda Forumit Strategjik të Bledit, raporton B92.

Vuçiq tha se nuk foli me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por tha se vetëm e pa atë nga larg.

Presidenti serb deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë më shumë në agjendën e Bashkimit Evropian.

“Ju mund ta ndjeni këtë edhe këtu në Bled”, tha Vuçiq dhe falënderoi organizatorët që e lejuan atë t’i paraqiste idetë e Serbisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë po thosha të vërtetën, pasi bëra disa pyetje pa përgjigje në lidhje me rritjen, çfarë do të ndodhë pas largimit të kancelares gjermane Angela Merkel”, shtoi ai pas takimit me Miroslav Lajçak dhe pjesëmarrjes në një panel mbi të ardhmen e BE-së.

Ai theksoi se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën dhe se askush nuk duhet të gënjejë apo mashtrojë për këtë çështje.

“Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende tërheqëse, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Evropës”.

Lexo edhe :  Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV