Kurti: Me anëtarësimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor kufiri i jashtëm do të jetë më i sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Bled që po mbahet në Slloveni u shpreh se BE duhet përkrahur në nismën për integrimin në bllok të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si e vetmja mënyrë për të zbutur edhe konfliktet. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç “hapi betejën” me Kosovën duke deklaruar se po shkelet marrëveshja e nëshkruar në Uashington.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në Forumin në Bled se Bashkimi Europian duhet të mbrohet e përkrahet nga ata që synojnë të bëhen anëtarë. Kurti thotë se nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kryejnë reformat, por edhe BE duhet të kryejë reforma në sistemin vendimmarrës. Sipas tij, me anëtarësimin e 6 vendeve të rajonit, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohej dhe do të ishte më i sigurt. ‘’Kosova ka institucione të qëndrueshme. Tre kandidatët kryesorë në listën tonë fituese drejtojnë tre institucionet kryesore, znj.Presidente, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet demokratike të zgjedhjeve demokratike sollën dhe efekte ekonomike. Për 7-mujorin e këtij viti krahasuar me vitin e kaluar eksportet u rritën me 63%, biznesi me 30% dhe të ardhurat e administratës me 28%”tha Kurti. Kreu i qeverisë së Kosovës është ndalur edhe në integrimin evropian dhe në politikën e jashtme, duke vlerësuar BE-në. “Parashikojmë 6.9% të ekonomisë për këtë vit. Ne asnjëherë nuk diskutojmë për BE apo NATO, duam të bëhemi shpejt anëtarë. BE duhet mbrojtur e përkrahur, për këtë qëllim të kryejmë reformat në vendet tona, në të njëjtën kohë të ecim dhe me zgjerimin e BE. Zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme në vendet tona shkojnë krah për krah. Besoj se duhet të ketë dhe reforma në sistemin vendimmarrës të BE”-tha Kurti. Kohët e fundit Kosova është përfshirë në krizën ndërkombëtare të emigrantëve afganë, pas largimit të trupave amerikane atje. “Hapa të guximshëm do e bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen.Kemi pritur 2 mijë afganë në Kosovë, jemi vend i varfër por kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk pyesim pse, po të themi si. Partneriteti me SHBA është i rëndësishëm. Besoj se përfshirja e 6-shes të Ballkanit Perëndimor të BE do të ketë 2 përfitime, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet me mijëra kilometra, ne nuk jemi fqinjë me BE, ne rrethohemi nga BE. Kufiri i jashtëm nga siguria do të bëhet më i vogël ,do të jetë më mirë. Një në tre qytetarë të 6 vendeve të rajonit nuk banon në këto vende. Banojnë në BE vende kryesisht perëndimore. Përfshirja në BE, kombet e diaspora jonë do të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Në Kosovë, mbi 20% e PBB bëhet nga dërgesat e diasporës”- tha Kurti.

Vuçiç: Kemi informata që Kosova fillon lobimin më 4 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare – nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës. Vuçiç tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”. “Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiç. Ai tha se këto informacione i kanë ardhur nga burimet e inteligjencës vendase. Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, por nuk dhanë më shumë detaje. “Përgatitjet në këtë drejtim po bëhen nga ekipet përgjegjëse, në mënyrë që aplikimet të jenë gati kur të hapen afatet e aplikimit”, thanë nga Zyra për Informacion e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vuçiç tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivel teknik. “Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiç. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Bled, Vuçiç po ashtu tha se është e qartë për të gjithë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa nuk i zgjidh marrëdhëniet me Prishtinën. Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Lexo edhe :  Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Presidenti i PE-së kritikon ngurrimin e BE-së ndaj refugjatëve afganë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi të mërkurën ngurrimin e Bashkimit Evropian për të pranuar një numër të konsiderueshëm refugjatësh që largohen nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talebanët. “Kemi parë vende jashtë BE-së që kanë mirëpritur azilkërkues afganë, por nuk kemi parë një shtet të vetëm anëtar duke bërë të njëjtën gjë”, tha Sassoli në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni.Ai tha se legjislatura e BE-së është “shumë e zhgënjyer” nga rezultati i bisedimeve mes ministrave të Brendshëm të bllokut. Gjatë takimit të martën, ministrat nuk bënë asnjë zotim konkret për të pranuar azilkërkues. Përkundrazi, ata thanë se do të përpiqen “të parandalojnë përsëritjen e migrimit të pakontrolluar ilegal në shkallë të gjerë”, duke rritur kontrollin në kufij dhe duke ofruar ndihmë. Parlamenti Evropian ka shumë pak ndikim kur bëhet fjalë për çështjet e jashtme dhe politikën e migracionit. Për të dyja çështjet vendoset kryesisht në kryeqytetet e BE-së.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV