Përmbytjet në SHBA/ Humbin jetën 9 persona, mes tyre dhe një 2-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, ndërsa një trup u gjet i pajetë në një automjet që u rrëmbye nga rryma e ujit.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit shpallën gjendje të jashtëzakonshme ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio e quajti atë një “ngjarje historike të motit”.

Të paktën (8 cm) shi ra në vetëm një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut.

Pothuajse të gjitha linjat e metrosë në Nju Jork janë mbyllur dhe automjetet që nuk kanë ndonjë urgjencë janë ndaluar.

Një djalë dy vjeç ishte mes viktimave në New York City. Pamjet në mediat sociale treguan reshjet e shumta të shiut që kanë krijuar përmbytje në rrugë dhe stacionet e metrosë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi ​​paralajmërime për tornado për pjesë të Massachusetts dhe Rhode Island.

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV