Policia aksion në Durrës/ Goditen 4 raste të trafikut të drogës dhe lojërave të fatit, 8 të arrestuar dhe 2 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

SIpas bluve të Durrësit, gjatë aksionit, janë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt”, shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Lexo edhe :  Skandali i Bankers, si ish-administratori Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, në fshatin Rinia, Durrës, duke udhëtuar me një motoçikletë. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të Policisë.

Pas ndalimit të tyre rezultoi se shtetasi K. R. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit E. V., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të ushtrimit të lotarive të palejuara, në Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 23 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës.

•K. N., 23 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. N., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre, në lagjen nr.8. Durrës, u konstatuan duke organizuar lotari të palejuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja,...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

Lajme të tjera

Web TV