Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, rrëfehet Sejdiu: Është dhunuar sistematikisht deri sa ka ndërruar jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza 18-vjeçare Marigona Osmani, nga Ferizaj ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematike deri sa ka ndërruar jetë. Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vrasjen e vajzës, ka thënë se ajo ka bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellë. Deklaratën e tij e ka cituar avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

 

Avokati Rexhepi e as familja nuk e kanë pranuar akoma raportin e autopsisë, pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt u ka thënë se ende nuk e posedojnë atë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares, Gazmend Rexhepi, tha se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka pohuar se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtur se ka pasur shumë të vjellura.

 

“Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, tha Rexhepi.

Ai tha se janë në pritje të raportit të autopsisë, ndërsa çertifikata e vdekjes i është dorëzuar familjes.

 

“Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtësisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje.

Lexo edhe :  Shkrimi kundër UÇK, Kurti i del në mbrojtje Dimal Bashës

Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, përfundoi ai.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa në paraburgim po qëndrojnë ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Të dy emra të njohur për organet e rendit.

Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri me dije se Krivaqa ishte recidivist i veprave të ndryshme penale.

 

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës u tha: “I pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka njoftuar gjykata.

 

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, ka thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj.

 

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV