AZHBR mbështet dy amerikanë në hapjen e strukturës agroturistike në Finiq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy amerikanë po ndërtojnë në Sarandë një strukturë agroturistike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD. Lajmin bëri të ditur drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Botë Farm dhe ëndrra e Kyle dhe Shaën, dy amerikanëve të dashuruar me Sarandën, po merr formë në Finiq. I janë futur punës me ritëm, me synimin për ta hapur fermën, në fillim të sezonit tjetër. Terreni është i vështirë por këmbëngulja e madhe. Bukuria e luginës së Mesopotamit, marramendëse e i jep motiv për të punuar më shumë e më shpejt.

I vizitova te shoh se si me mbështetjen e #AZHBR nëpërmjet Programit IPARD po jetësohet kontrata që kemi nënshkruar me ta ku do të ngrihen gjashtë struktura akomoduese, restorant me kuzhinë të hapur, pishine si dhe infrastruktura që janë të nevojshme për funksionimin e një ferme të vizitueshme agroturistike. Koncepti i diversifikimit të fermës këtu është emancipues. I fton vizitorët të jetojnë fermën, kultivojnë produktet, ti gatuajnë ato, në fshat, 15 minuta larg Jonit” u shpreh drejtoresha.

 

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV