Një burrë ka rrahur brutalisht tre vajza në mes të ditës në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Burri i ka sulmuar të rejat me një shkop gome, ndërsa ato përpiqen që të mbrohen. Policia sakaq thotë se ka identifikuar burrin dhe se është shpallur në kërkim nga policia.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, citojnë mediat kosovare.