Zjarret në vend/ Shefi i Shtabit të FA: Minimizuam dëmet dhe shpëtuam jetë njerëzish

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë për arritjen e neutralizimit të flakëve dhe vendosjet në kontroll të tyre, falënderoi të gjithë efektivët e FA dhe aleatët për ndihmën.

Ai tha se ndërhyrja e efektivëve të Forcave të Armatosura, rezultuan efikase për neutralizimin e flakëve dhe moscënimin e shtëpive, pyjeve dhe gjësë së gjallë.

Begaj siguroi ndër të tjera se ushtria shqiptare do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndërhyrë në situata të tilla emergjente, që cënojnë sigurinë kombëtare.

“Kam nderin të hap këtë ceremoni në përfundim të disa javëve punë intensive, për të shprehur mirënjohjen dhe besimin për institucionet e emergjencave civile. Shpreh falënderimet për të gjithë efektivët e FA që u përfshinë në kontrollet dhe shuarjet e zjarreve. Rreth tre javë u përballëm me vatrat e zjarrit, në Gjirokastër në Korçë, Mirditë e Kukës, e në të gjithë vendit.

Situata është e vështirë, por u kujdesëm për të minimizuar dëmet dhe shpëtuar jetën. Ndërhyrja e FA ishte vendimtare të shpëtoheshin njerëzit, kafshët, banesat dhe pyetjet. Ndërhyrja jonë rezultoi efikase dhe të gjithë bashkë ia dolëm të kontrollonim vatrat. Do të doja të falënderoja Republikën e Holandës, Çekisë dhe SHBA-të për ndihmën e dhënë. Këtë herë kushtet natyrore u keqpërdorën nga persona që vendosnin zjarrin me qëllim. Duke uruar që të mos kemi më raste emergjencash natyrore, siguroj kryeministrin dhe ministrin se FA do të jenë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur sigurinë civile”, tha Begaj.


Të fundit

Zjarret në vend/ Shefi i Shtabit të FA: Minimizuam dëmet dhe shpëtuam jetë njerëzish

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë për arritjen e...

Dialogu Kosovë-Serbi: Përgatitje për takimin e radhës

Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të mundshëm të nivelit të lartë gjatë muajit shtator mes dy udhëheqësve kryesorë politikë, kryeministrit,...

Burri rreh brutalisht tri vajza në mes të ditës në Prishtinë, shpallet në kërkim nga policia

Një burrë ka rrahur brutalisht tre vajza në mes të ditës në rrugën 'Ahmet Krasniqi' në Prishtinë. Burri i ka sulmuar të rejat me...

Milionat para shëndetit

Nga Imer Mushkolaj Situata alarmante me pandeminë Covid-19 në Kosovë po përcillet me akuza e kundërakuza, shfajësime e drejtim gishti për gjetje fajtori. Ndërkohë që...

Rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t’i jepte gji mamaja (Video)

Muzika e lehtë humbi më 29 gusht një nga zërat më të bukur shqiptar. Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas...

Lajme të tjera

Web TV