Amerikania e bllokuar në Afganistan: Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin, pritëm 13 orë pa ngrënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25-vjeçarja nga Kalifornia, Nasria, shkoi në kryeqytetin afgan në qershor për të vizituar familjen dhe për t’u martuar me të dashurin e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj shkuan në aeroport pasi talebanët morën kontrollin, por pa fat.

“Ishte shumë e vështirë të gjeje një vend në aeroplan. Për disa ditë fjetëm përjashta. Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin. Ishte shumë keq”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Pasi fluturimi i saj i rezervuar për në Amerikë u anulua mes kaosit, ajo iu drejtua Departamentit të Shtetit për ndihmë.

“Na thanë që të shkonim në një vend të caktuar dhe dikush do të na merrte me makinë. Vendi ishte në mes të rrugës përtej aeroportit. Pritëm 12 deri 13 orë më shumë pa ngrënë dhe pa pirë, pa asgjë”, thotë ajo.

Ajo u tregoi pasaportën talebanëve, por ata vazhduan të bllokojnë çiftin ditën dhe natën.

“Më drejtuan tytën e armës. Ushtarët amerikanë na prisnin tek porta që ne të kalonim. Por talebanët nuk na linin. Në një moment vrapova përtej tyre, por ata qëlluan me armë para këmbëve të mia, duke më udhëtuar të kthehesha ose do më vrisnin. Kurrë në jetën time nuk kam përjetuar diçka të tillë. Ishte si skenë filmi”, tregon Nasria.

Ajo thotë se burri i saj, një shtetas afgan, madje iu lut talebanëve që ta linin bashkëshorten të futej në aeroport pa të, por ajo refuzoi që ta linte burrin pas.

“Kurrë nuk do të largohesha pa bashkëshortin tim, sepse ma thotë zemra se kurrë nuk do të kthesha në Afgansitan pasi të ikja në shtëpinë time. Po pres një fëmijë i cili ka nevojë për babanë. Më duhet bashkëshorti përkrah meje”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan.

Lexo edhe :  Plani i Trump: 2 milionë banorë të zhvendosen nga Gaza

Tani që ushtria amerikane është larguar, thotë Nasria, talebanët janë duke kërkuar për amerikanët.

“Ata po shkojnë derë më derë për të gjetur se kush ka pasaportë blu”, thotë Nasria.

Departamenti i Shtetit i ka thënë që të presë gati pasi do të gjejnë një mënyrë për ta evakuuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po dekurajohet çdo ditë e më shumë.

“Nuk mendoj se do të jem në gjendje të kthehem në shtëpi dhe përfundimisht kam humbur të gjitha shpresat. Kur nuk arrita të kaloj megjithëse isha vetëm 15 hapa larg aeroportit dhe më thanë se dikush do dilte dhe do më merrte, çfarë shprese mundtë kem tani?”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan./ VOA

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV