Gjykata e Lartë publikon emrat, ja gjyqtarët që kanë kandiduar për në KLGJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka publikuar listën e gjyqtarëve, që kanë kandiduar për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjykata e Lartë njofton se kanë kandiduar për në KLGJ gjashtë gjyqtarë, ndërsa brenda shtatë ditëve do të kryhen verifikimet e tyre dhe do të shpallen kandidaturat.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët:

-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë

-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë

-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryej verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV