Është zbardhur dëshmia e Nikolin Huba, 54-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Huba ka deklaruar para grupit hetimor, se sapo ka dalë nga kafja, dy persona me motor dhe me skafandër në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Ai është shprehur se nuk i njeh personat që e kanë qëlluar dhe se nuk ka konflikt me askënd.
‘Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.