Vijon procesi i regjistrimit të shtëpive të vjetra në Gjirokastër, Lame dorëzon certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991. Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut. Veçanërisht numri më i madh i tyre gjendet në qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja, Korça, etj, ku objektet i kanë mbijetuar kohës dhe i janë nënshtruar procesit të certifikimit.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.

Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrveshjet midis trashegimtarëve, etj. Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara dje, ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve. Kësaj i shtohet edhe rasti qe siç diskutoi një prej banorëve gjatë takimit, duke thënë që të vetmet dokumenta që kishte për banesën ishin të kohës së Luftës së Jemenit të vitit 1892. Lame ju përgjigj me humor që pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtepitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit!

Në fund Lame terhoqi vëmendjen e të pranishëmve në përdorimin e e-albanias.

Të fundit

Nikolla mesazh në ditën e lindjes së Skënderbeut: Mbrojtës i Kontinentit të Vjetër

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përvjetorin e ditës së lindjes së...

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”/ BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8%

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin e Stabilitetin Financiar të Bankës...

Zhvlerësohen valutat/ Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë...

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka folur lidhur me situatat e...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Lajme të tjera

Web TV