Rama poston videon nga Kopshti Zoologjik: Hap portat për të pritur fëmijët këto Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda këtij viti, fëmijët në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për kafshët në Koopshtin Zoologjik. Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, bën me dije se Kopshti Zoologjik që po rikonstruktohet, do të hapë dyert për fëmijët pikërisht për Krishtlindje. Sipas Ramës, kushtet dhe atraksionet do të jenë krejtësisht të reja.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Kopshtit të ri Zoologjik që këto Krishtlindje do të hapë portat për të pritur fëmijët, me kushte e atraksione krejt të reja, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Të fundit

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Lajme të tjera

Web TV