Varianti Mu i Covid prek Zvicrën, 34 persona të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i Covid-19, Mu ka prekur edhe Zvicrën. 20min.ch shkruan se në Zvicër janë raportuar 34 raste me variantin Mu të Covid. Por pavarësisht rasteve të reja zëdhënësi i Zyrës Federale të Shëndetit Publik, Gregoire Goignat, ka thënë, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

“Niveli i rrezikut nuk mund të vlerësohet përfundimisht për momentin. Tani e vetmja gjë që ndihmon është vaksinimi dhe ndjekja me kujdes dhe në mënyrë të përhershme e mutacioneve të virusit në mënyrë që të jeni në gjendje të reagoni shpejt nëse është e nevojshme”, tha Goignat.

Mutacioni i ri i virusit, ose “B.1.621”, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe deri më tani janë raportuar raste në Amerikën e Jugut dhe Evropë. Deri më tani, ka pasur katër mutacione të rënda të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit: ” Alpha “, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe në u shfaq në 193 vende, “Beta” i regjistruar në gjithsej 141 vende, ” Gama ” në 91 vende dhe ai “Delta” që është përhapur në të gjithë botën.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV