Aksident i rëndë/ Dy efektivë të “Shqiponjave” përplasen me motor, trupat qëndrojnë të shtrirë në tokë (Pamje të rënda)

Dy efektivë të Forcave Shqiponja janë aksidentuar pak minuta më parë me motorin e policisë më të cilin lëviznin, pasi një makinë i ka prerë rrugën. Aksidenti ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Një makinë i ka prerë rrugën motorit të policisë, duke bërë që më pas efektivët e Shqiponjave të përplasen me bordurat e rrugës.

Fatmirësisht efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim për frakturat e ndryshme në trup.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.