Kapet 1 kg kokainë në një makinë në Tiranë, arrestohet shoferi

Një operacion antidroge po zhvillohet aktualisht nga Policia e Tiranës në Paskuqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një makinë është sekuestruar 1 pako droge, rreth 1 kg kokainë.

Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Policia kishte pasur informacione për këtë rast dhe ishte në ndjekje.