Fëmija autik gjendet në pyll pas 4 ditësh i zhdukur, ja si reagoi 3-vjeçari kur pa nënën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ‘mrekulli’ i ka shpëtuar jetën 3-vjeçarit Anthony “AJ” Elfalak, i cili ka qenë i zhdukur prej më shumë se katër ditësh. Momenti i ribashkimit me të ëmën ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe videoja brenda pak minutash është bërë virale. Vogëlushi i cili kur ishte gjetur nga policët ishte tejet aktiv, në momentin që ka takuar të ëmën ka fjetur gjumë në krahët e saj.

Vogëlushi i cili vuan nga autizmi dhe nuk ka aftësi të flasë, është gjetur nga policia në momentin kur po pinte ujë nga një përrua, rreth 550 metra larg shtëpisë së tij.

Oficeri deklaroi se ai u kthye drejt tij me një buzëqeshje masive në fytyrë që ai nuk do ta harrojë kurrë.

Ai ishte në gjendje të mirë dhe u dërgua në spital për vëzhgim, thanë oficerët e ambulancës. Fëmija që atëherë është liruar dhe është në shtëpi me familjen e tij.

Babai i tij, Anthony Elfalak, tha se AJ ishte kafshuar nga milingonat dhe se ai kishte një irritim tëlëkurës dhe kishte pësuar gërvishtje.

“Nuk mund ta shpjegoj, jam shumë i bekuar,” u tha nëna gazetarëve ndërsa mbante në krah djalin e saj. “Jam shumë e lumtur që ai është këtu. Ai është me ne, është i sigurt dhe mirë dhe i shëndetshëm, kjo është gjithçka që ka rëndësi. ”

Një pilot i helikopterit të policisë që ndihmoi në gjetjen e AJ e përshkroi reagimin e tij si “gëzim absolut”.

 

 

 

Të fundit

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Lajme të tjera

Web TV