Prekëse/ “Nëna e saj nuk mbante dot sytë hapur”, ushtari britanik përkujdeset për foshnjën afgane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej uniformës, forcat ushtarake amerikane dhe ato britanike kanë kryer edhe një mision tjetër, atë të përkujdesjes për foshnjet që shpëtohen nga nënat mes frikës për jetën.

Ky është edhe rasti një ushtari britanik që mban në krah një foshnje dy javëshe teksa nëna e saj është e sfilitur dhe mezi qëndron në këmbë gjatë fluturimit nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Me cepin e syrit pashë diçka të binte në dysheme”, tha ai. “Nëna po përpiqej të merrte foshnjën e saj por ajo i ra nga prehri sepse ishte plotësisht e rraskapitur, nuk mund të mbante sytë hapur dhe as krahët lart”, shtoi ai.

Rreshteri Andy Livingstone, është baba i dy vajzave, dhe në momentin e marrjes së foshnjës në krah për të paktën një orë, u kthye në rolin e prindit.

Ai vendosi kufje në veshët e foshnjës në mënyrë që ajo të mos ndjente zhurmën e avionit dhe që ajo të pushonte sa më lehtë.

 

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV