Turisti po eksploronte lumin Shushicë me biçikletë, rrëzohet dhe humb jetën

Një 49 vjeçar anglez është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta buzë lumit Shushicë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë. Policia raporton se ai ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta, ku është nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë konkretisht buzë lumit Shushicë, 49- vjeçari A. R aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.