“Kapitalizmi autoritar kombëtar: një kërcënim për demokracinë” 

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Reflektim mbi rritjen e modeleve alternative të kapitalizmit liberal

Nga Johan Rivalland

Në një ese mjaft interesante të botuar kohët e fundit, dy autorë, Pierre-Yves Hénin dhe Ahmat Insel kanë analizuar e studiuar një fenomen interesant : “ngritjen dhe fuqizimin e pushteteve autoritare që përpiqen për një kapitalizëm me eficencë të lartë ekonomike”.
Ne padyshim po mendojmë për Kinën, por edhe për Rusinë, Turqinë, madje edhe vende të caktuara të Evropës qendrore. Sipas Roberto Foa, në nivel botëror, pjesa në PBB e shteteve autoritare është rritur nga 12% në 33% midis 1990 dhe 2018.

Një referencë që sa vjen e shtohet

Sipas dy autorëve të lartpërmendur, dallimet ndërmjet kapitalizmit autoritar kundrejt kapitalizmit-kombëtar autoritar shkojnë shumë më larg se të qenit thjesht një fenomen post-komunist, sic besohet në mjaft raste kur trajtohet ky problem. Kapitalizmi autoritar karakterizohet mbi të gjitha nga “jo-liberalizmi që mohon disa të drejta themelore individuale, politike dhe ekonomike përmes kësaj ndërhyrjeje të shtetit”.
Gjithashtu, ai dallohet nga kapitalizmi shtetëror, në kuptimin që nuk është fryti i thjeshtë i ndërhyrjes shtetërore, ose frenimi i lëvizjes liberalizuese të ekonomisë si në rastin kinez, as një epërsi e thjeshtë e pjesës publike të kapitalit të korporatës, apo edhe shfaqja e një gjendjeje grabitqare në ekonomi.
Mbi të gjitha, bëhet fjalë për “angazhimin e Shtetit në një proces legjitimimi ideologjik që synon akreditimin e një baze vlerash në opinionin publik”, bazuar në standardin kombëtar, i cili synohet të jetë mbrojtëse dhe garantuese, në shumicën e rasteve, edhe në kundërshtim të hapur me vlerat universaliste.
Në imagjinatën shoqërore-historike që “nacional-kapitalizmi” kërrkon të formojë, referenca kombëtare shpesh i referohet si pikë orientimi një projekti të riformulimit të qytetërimit dhe premtimit për t’u lidhur përsëri apo rrikthyer drejt një madhështie të humbur, duke kundërshtuar kështu mjaft nga politikat e miratuara autentike apo autoktone. Kjo është ajo që mund të vërehet sot në vende të ndryshme si Hungaria, India, Turqia, Malajzia dhe natyrisht, Kina.

Një ndarje e dukshme ndërmjet kapitalizmit, lirisë dhe demokracisë

Në rastin e kapitalizmit autoritar, kapitalizmi si sistem dhe liria janë të shkëputura nga njëra-tjetra. Po kështu dhe demokracia, e cila në asnjë mënyrë nuk përbën më një kuadër reference. Modalitetet e kontrollit politik mbi ekonominë, bizneset dhe kompanitë janë të ndryshme, duke pasur të përbashkët në shumë raste, zëvendësimi e pronësisë së kapitalit nga ana e Shtetit.
Autorët Pierre-Yves Hénin dhe Ahmat Insel ofrojnë një numër të madh ilustrimesh të kësaj praktike. Ato kombinojnë një personalizim shumë të fortë të pushtetit, klientelizmit dhe praktikave grabitqare me institucionet ligjore burokratike. Por gjithashtu, ato reflektojnë edhe referenca të forta në vlerat kulturore ose traditat historike specifike për vendin ose vendet në fjalë.
Për sa i përket globalizimit – dhe kjo, vecanërisht pas pandemisë së Covid – 19, rritja e proteksionizmit mbrojtës nuk do të nxisë përfundimin apo reduktimin drastik të procesit të globalizimit, por një strategji të ndërtimit të avantazheve konkurruese më të mirëpërcaktuara. Nuk do të orientohemi më si referencë në modelin Rikardian të avantazheve krahasuese, por në atë avantazheve konkurruese institucionale (subvencione, tarifa më të ulëta të interesit, barrë më të ulët tatimore, masa jotarifore që favorizojnë prodhuesit, mekanizma kombëtarë të kontrollit shoqëror të tilla si një sindikatë e vetme ose grup sindikatash të fuqishme, për shembull, për të kontrolluar më mirë pagat dhe përfituar nga një fuqi punëtore e disiplinuar, etj.).
Mekanizmat kundër të cilëve OBT është treguar mjaft e pafuqishme, duke zbuluar dobësinë e këtij institucioni, veçanërisht që kur Kina u bashkua me të në vitin 2001, pasi që atëherë, është paraqitur si “përbuzëse ndaj modelit të kapitalizmit liberal dhe promovuese e regjimeve autoritare dhe nacionaliste”.
Kjo ka efektin e inkurajimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe jo shumëpalëshe, duke nxjerrë në pah format e reja të kapitalizmit autoritar të bazuar në strategjitë shtetërore të tipit merkantilist dhe masat e sanksioneve, pa harruar rolin e rëndësishëm të fondeve sovrane dhe bashkëpunimin e fortë midis kapitalit privat dhe pushtetit politik. Një rivalitet midis dy modeleve që kufizohet me konfrontimin.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 4 persona

Një luftë e re e ftohtë?

Sipas autorëve, Pierre-Yves Hénin dhe Ahmat Insel, neoliberalizmi dhe individualizmi janë shkaqe thelbësore që shpjegojnë teprimet e modelit perëndimor dhe kundërshtimin e tij. Ndërsa, pavarësisht dobësive të tyre, sistemet ku dominon kapitalizmi autoritar kombëtar, përdorin strategji ndikimi, manovra gjeopolitike, ose p.sh., në rastin e Kinës të statusit të saj si superfuqi, për të provuar të imponojnë modelin e tyre.
Por, për sa kohë?
Sepse, kur të rrikthehet vrulli ekonomik i sistemit dhe fillimi i një cikli rritës, a nuk do bëhen një pengesë serioze për tregun e lirë dhe liritë individuale korrupsioni dhe represioni, mungesa e lirive dhe autoriteti mbytës i Shtetit?
Natyrisht, nëse forcimi i kontrollit shoqëror dhe një devijim totalitarist nuk arrijnë të pengojnë çdo tundim për të reaguar dhe për të çuar në një luftë të re të ftohtë, këtë herë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës …


Të fundit

“Kapitalizmi autoritar kombëtar: një kërcënim për demokracinë” 

Reflektim mbi rritjen e modeleve alternative të kapitalizmit liberal Nga Johan Rivalland Në një ese mjaft interesante të botuar kohët e...

Rusia me fushatë agresive ndaj Kosovës

Lufta diplomatike ruse kundër Kosovës do të bëhet më e fuqishme pas përfundimit të moratoriumit mbi njohjet e Kosovës, thuhet në një hulumtim të...

Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit: Ishte një bombë mjedisore, tani një zonë pushimi

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit, siç thotë ai po merr formën e...

Pandemia e Covid-19/ Karantina, fëmijët indianë kanë harruar si të lexojnë dhe shkruajnë

Radhika Kumari mban shkumësin e saj me vendosmëri dhe shkruan shkronjat mbi pllakën e zezë. Por ato dalin ngadalë dhe ajo identifikon gabimisht shumë...

Lajme të tjera

Web TV