Miley Cyrus rrëfen momentet e vështira pas ndarjes nga ish- bashkëshorti: Mendova se do të vdisja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikona e popit, Miley Cyrus u ngjit në skenën e festivalit BottleRock për të performuar këngën “Maybe”  të artistit Janis Joplin.

Pasi u shfaq në skenë, aktorja dhe këngëtarja e njohur kishte diçka për t’i thënë audiencës përpara se të këndonte.

Në një fjalim të sinqertë, ajo foli për gabimet e të kaluarës, duke thënë se pasi shtëpia e saj në Malibu u djeg plotësisht, iu desh të rindërtonte jetën e saj dhe më në fund “po gjen stabilitet”.

“Kjo këngë, tek unë, lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur, të cilat mendoja se kurrë nuk do t’i doja apo që kisha nevoja t’i fitoja. Edhe pse ndonjëherë ndjejmë sikur do na duhet të fillojmë nga asgjëja, ashtu si zjarri që përfshiu shtëpinë dhe duhet rindërtuar plotësisht … Ai zjarr ra gati 3 vite më parë dhe vetëm tani po ndihem sikur po jam stabilizuar. Dhe kështu dua të jenë të gjithë të durueshëm. Asgjë nuk ndodh brenda natës, kërkohet shumë përpjekje dhe qëndrueshmëri.”

 

Miley Cyrus reflektoi dhe për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, aktorin e njohur, Liam Hemsëorth, duke thënë: “Mendova se do vdisja nëse nuk kisha një partner, nëse nuk do kisha dikë që do më puthte çdo natë. Në atë kohë, ky ishte qëllimi im, por që u largua gjatë pandemisë. Gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika, ishte ajo që më mbajti fort përgjatë kësaj periudhe. Jam shumë me fat, që jam muzikante”.

28-vjeçarja u nda nga ish -bashkëshorti Liam Hemsëorth në gusht 2019, pas vetëm tetë muajsh martesë.

Pas kësaj, ajo nisi një lidhje me Kaitlyn Carter dhe më pas me Cody Simpson.

Lexo edhe :  Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

 

Të fundit

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Ylli i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, probleme direkte me trajnerin

Ka patur përplasje midis sulmuesit të Milanit, Christian Pulisic, dhe trajnerit të SHBA, Mauricio Pochettino. Vendimi i lojtarit të Milanit për të mos iu...

Lajme të tjera

Web TV