Rama: Po punohet që certifikata e vaksinimit të njihet si pjesë e integruar në sistemin e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Certifiakta e vaksinimit që marrin shqiptarët do të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian dhe kjo mund të arrihet që brenda datës 15 shtator. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimeve në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë.

Rama tha se po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian, ndërsa Manastirliu dha datën 15 shtator, si afat për përfundimin e proceduarave.

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se studentët që nuk janë vaksinuar, nuk do të lejohen të futen në auditore.

“Duhet të përsëritet që vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi edhe pse probabiliteti i infektimit është shumë i ulët, por në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe format e rënda. Studentët që nuk do vaksinohen, nuk do të hynë në auditore sepse pjesa që është e vetëdijshëm dhe do të mbrohet, nuk mund të kërcënohet nga ata që besojnë në teori konspiracioni. E njëjta gjë vlen për mësuesit, për administratën. Nuk ta ka borxh pjesa tjetër protestën kundër shkencës, nuk mund të kërcënosh jetën e të tjerëve. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe sot jemi më të mbrojtur. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme prej atyre, këtu ndahen gjërat. Masat detyruese po i bën gjithë bota, por ne i kemi më të buta. Po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Manastirliu bëri me dije se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar, teksa shtoi se deri më tani në vendin tonë ka mbërritur 2 mln vaksina anti-COVID dhe deri në dhjetor, ky numër pritet të shkojë në 3 mln.

Lexo edhe :  Në 1973 raportova lirshëm mbi Izraelin në luftë. Sot, censura e tij e ka bërë të pamundur

“Numri i vaksinave të mbërritura më shumë se 2 milion, deri në dhjetor pritet që numri të shkojë në 3 mln numri i vaksinave. Me pedagogët dhe mësuesit po ecim mirë dhe data 30 shtator është lënë si një ditë ku do bëhet një bilanc sa i përket mbulesës vaksinale. Do të ketë edhe një monitorim të long COVID dhe të ketë mundësi për të bërë analiza falas në herë në vit, për të moshuarit. Po përgatisin grupe vaksinimi edhe për në universitet dhe në konvikte. Po punojmë që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës besojmë se do arrihet brenda 15 shtatorit”, theksoi ministrja.

Ndërkohë, nga 1 shtatori ka rifilluar edhe kontrolli mjekësor bazë, në çdo qendër shëndetësore.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV