Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë me 162 kate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkretëtirën e Arabisë ngritet struktura më e lartë e ndërtuar ndonjëherë nga njeriu. Një qytet i ngritur në qiell, një strukturë inxhinierike që ngritet në një lartësi prej 828 metra ose 162 kate. Në shekullin e XIX u ndërtua ndërtesa Equitable life building prej 43 metra lartësi që karakterizohet si rrokaqielli i parë në të cilin u vendos ashensori.

Burj Dubai konceptin e ngjitjes në katet e larta e dërgoi në ekstrem. Ashensorët duhet të arrijnë në 162 kate. Burj Khalifa ka hapësirë për akomodimin e më shumë se 35 000 njerëzve, që mund të krahasohet ne një qytet të vogël, të ndërtuar në lartësi. Për të përballuar këtë sfidë të fluksit të madh të njerëzve, janë të instaluara 53 ashensorë. Disa prej tyre arrijnë shpejtësinë e lëvizjes në mbi 35 km/h e që arrijnë 120 kate në më pak se 50 sekonda. Ashensorët më të mëdhenj bartin deri 46 persona.

Konstruksioni prej çeliku ishte një faktor vendimtar që lejoi ndërtimin e ndërtesave në lartësi të madhe. Burj Khalifa ka një konstrukcion çeliku të mbeshtjellë me fasadë qelqi.

Ekziston një liqen artificial me një shatërvan unik para rrokaqiellit. Sipërfaqja e rezervuarit është 12 hektarë. Për të ndriçuar shatërvanin, përdoren më shumë se 6,000 burime drite.

Ndërtimi i rrokaqiellit Burj Khalifa vazhdoi me një ritëm rekord – 1-2 kate në javë. Rreth 12,000 punëtorë përfshiheshin në punë çdo ditë. Kostoja totale e objektit tejkaloi 4 miliardë dollarë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV