Lejeqëndrimi për të huajt në Shqipëri, Çuçi: 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në një prej zyrave të aplikimit në Tiranë për t’u njohur me këtë proces që vjen në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve të Gjendjes Civile. Ministri tha se përmes dokumentit të ri me të dhëna biometrike, shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

“Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Eshtë një kartë që unë do ta quaja shumë moderne, sepse përsa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike. Pasja e këtij dokumenti të ri është një element më shumë për t’u ndier shqiptarë, ashtu siç besoj se janë ndier deri tani, pavarësisht se kanë pasur si leje qëndrimi vetëm dokumentin e thjeshtë format A4”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri kanë 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e kompanisë “Aleat” në të gjithë vendin për të aplikuar për dokumentin e ri elektronik me të dhëna biometrike.

“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Lexo edhe :  “Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Lajme të tjera

Web TV