Zbardhet vrasja e dy politikanëve në Pejë , ja kush është personi që përfshihet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dy politikanëve të PDK-së në Pejë, ku fillimisht u raportua se u qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Në dinamikën e ngjarjes përfshihet edhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademjat, kandidatit për kryetar në Pejë.

Sipas Gjykatës Themelore në Pejë, Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar në Deçan ka shkuar në lokal së bashku me një person të identifikuar me inicialet L.L për të takuar Astrit Ademajn. Gjatë bisedës ka nisur edhe konflikti mes dy politikanëve, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë nxjerrë armët dhe i kanë drejtuar ndaj njëri-tjetrit.

Pikërisht në këtë moment futet në ‘lojë’ Avni Ademaj, vëllai i vikimës. Ai dyshohet se ka marrë armën nga dora e vëllait të tij, Astrit Ademajt dhe ka qëlluar në drejtim të Blerand Kadrijajt. Pas kësaj edhe Kadrijaj me armën që ka pasur në dorë ka qëlluar Astrit Ademajn, të cilët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve që morën.

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë ‘një muaj paraburgim’ për Avni Ademjan, si i dyshuar për vrasje. Ndërkohë që ditën e sotme të dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, njofton gjykata.

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV