Armando Broja shkëlqen edhe në Premier League në vetëm 18 minuta, flirton dy herë me golin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj West Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës.

Në tre prekje me topin, sulmuesi shqiptar kaloi në driblim e shpejtë Ogbonën, goditi shtyllën nga 25 metra dhe ndërhyrja e Rices i mohoi golin e fitores.

Ky ishte debutimi i Brojës në shtëpi me Southampton duke ngritur entuziazmin e tifozëve. Tashmë pritet që sulmuesi shqiptar ta nisë për herë të parë si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City. I pyetur mbi performancën e Brojës, trajneri Hasenhutl u shpreh:

“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist. Shpejtësia dhe dinamika e tij, mund të jetë kërcënuese për çdo kundërshtar.
Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, tha Hasenhutl.

Të fundit

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet...

Shqipëria në flakë/ Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë. Socialisti Petro Koçi...

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Lajme të tjera

Web TV