Aksidenti në pallatin e Astirit, zbardhen detaje nga ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin në dritë  të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një  pallat’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Sipas verifikimeve të kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së. Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është e qendrueshme. Ndërkohë e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV