Talebanët lejojnë vajzat të shkojnë në universitet, por me dy kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria talebane në Afganistan tha të dielën se gratë mund të vazhdojnë të ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare në institucionet publike dhe private për sa kohë që klasat të jenë të ndara sipas gjinisë.

Ministri i ri taleban në detyrë Abdul Baqi Haqqani, duke paraqitur politikën e re në një konferencë shtypi në Kabul, mbrojti ndarjen e studentëve sipas gjinisë, duke pretenduar se arsimi në klasa të përziera është kundër ligjit islamik dhe traditave kulturore afgane.

Ministri tha se vetëm mësueset gra do të lejohen t’u japin mësim vajzave dhe se nuk do të ketë mungesë grash mësuese. Por nëse është e nevojshme, edhe burrat do të lejohen t’u japin mësim femrave pa shkelur ligjin islam.

“Edhe ata (mësuesit meshkuj) mund të japin mësim, por në përputhje me Sheriatin. Ata duhet të japin mësim nga pas një perdeje ose të përdorin ekranet (video) dhe pajisje të tjera të ngjashme,” tha Haqqani.

Ai theksoi se qeveria e tij synon t’i ruajë përparimet që ka arritur Afganistani në sektorin e arsimit gjatë 20 viteve të fundit, por nuk do të ketë arsimim të përbashkët në vend.

“Nuk do të fillojmë nga e para. Jo. Ne do të punojmë mbi arritjet e deri tamishme, por me një vëmendje më të madhe,” tha Haqqani.

Nën qeverinë talebane në 1996-2001 në Afganistan, të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave, u kufizuan së tepërmi, duke çuar në izolimin ndërkombëtar të vendit në atë kohë. Grupi fondamentalist kishte vendosur një sistem brutal të drejtësisë.

Grave u ndalohej të dilnin nga shtëpia pa një të afërm mashkull dhe vajzat nuk lejoheshin të arsimoheshin në atë kohë. Që kur u kthyen në pushtet gati një muaj më parë, talebanët kanë premtuar se do të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lejojnë gratë të studiojnë ose punojnë në mënyrë që të mund të mbeten pjesë e komunitetit global dhe të vazhdojnë të marrin ndihmë financiare për të përballuar krizat e shumta me të cilat përballet vendi.

Lexo edhe :  Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Talibanët krijuan një qeveri të përkohshme vetëm me burra javën e kaluar, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani, duke i dhënë fund gati dy dekadave përfshirjeje në luftë.

SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjekin aga afër situatën për të parë nëse talebanët kanë reformuar dhe zbutur politikat e tyre të ashpra të së kaluarës para se të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontakteve diplomatike me qeverinë e tyre të re në Kabul.

Ndërsa universitetet publike mbeten të mbyllura në Afganistan kryesisht për shkak të shpërthimit të koronavirusit, universitetet private u hapën një javë më parë. Klasa ishte e ndarë me perde. Haqqani tha se ndarja gjinore do të zbatohet në të gjithë vendin dhe të gjitha lëndët që mësohen aktualisht do të rishikohen gjithashtu në muajt e ardhshëm. Ai nuk dha hollësi/VOA.

Të fundit

“Sali Berisha është qaraman!” Endri Shabani ka një këshillë për partitë e reja

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e...

Kërcënimet ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale nis hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që...

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Lajme të tjera

Web TV