Finalja e US Open/ Thyhet numri një i botës në tenis, Medvedev mposht Djokovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danil Medvedev shuan ëndrrën e Novak Djokovic për të plotësuar Grand Slamin kalendarik me fitoren e 4 turneve madhorë brenda vitit, diçka që nuk ndodhte që nga viti 1969.

3-0 ishte rezultati i kësaj sfide për tenistin rus që u shfaq superior ndaj numrit 1 të botës me Djokovic që mbuloi fytyrën me një peshqir, duke i fshehur lotët gjatë një momenti të ndërrimit të fushave. Për 27 ndeshje Grand Slam në 2021, në fusha të forta, fusha balte dhe bar, Djokovic nuk mund të pengohej, nuk mund të eliminohej.

Kishte nevojë për një fitore më shumë, në finalen e US Open ku përveç Grand Slamit kërkonte të fitonte edhe titullin e tij të 21 në karrierë në turnetë madhorë që do të linte pas rivalët e tij të përhershëm Roger Federer e Rafael Nadal, por Djokoviç nuk ia doli.

6-4; 6-4; 6-4 ishte rezultati i seteve të fituar nga Medvedev që ka një stil të ngjashëm loje me Djokovic. Ky sukses për Medvedev rezultoi edhe dhurata më e mirë për bashkëshorten e tij sepse ditën e finales ai festonte përvjetorin e tretë të martesës.

Deri në mbrëmjen e së dielës Djokovic, numri 1 i Botës, kishte qenë i pathyeshëm në katër turnetë më të rëndësishme të këtij sporti, duke duruar barrën e pritjeve dhe presionit gjatë shtatë muajve të fundit. Ai fitoi Australian Open në shkurt, French Open në qershor dhe Wimbledon në korrik, duke barazuar edhe me Rafael Nadal dhe Roger Federer në 20 tituj Grand Slam, shumë për një njeri në historinë e një sport që daton në vitet 1800.

Të fundit

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Lajme të tjera

Web TV