Barça ‘kafshatë e lehtë’ për Bayernin, Juventusi i Allegrit ‘zgjohet’ në Champions!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona pa Lionel Messi-n ishte tepër e dobët për Bajernin e Mynihut, që në Spanjë fitoi pastër me rezultatin 3-0.

Një gol i Myler dhe dy gola të Levandovskit u dhanë gjermanëve tri pikët e para në këtë grup, ku në ndeshjen tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

3 me 0 fitoi edhe Juventusi në transfertë, por ndaj një kundërshtari modest si Malmo suedeze. Golat për bardhezinjtë u shënuan që të gjithë në pjesën e parë me Alex Sandro, Dybala dhe Morata. Kjo ishte fitorja e parë për këtë sezon e Juventusit në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja më e balancuar e natës së parë të Champions-it për këtë sezon ishte ajo mes Vilarealit dhe Atalantës. Takimi në Spanjë mes dy skuadrave u mbyll në barazim 2-2.

Të mërkurën luhen ndeshjet e grupeve të tjera, ku bien në dy sfidat Inter-Real dhe Liverpul-Milan.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV