BBC: Dyfishohen ditët me temperatura mbi 50 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta kur temperatura arrin në 50 C është dyfishuar që nga vitet 1980.  BBC, në një analizë ka zbuluar se fenomene të tilla po ndodhin tani në më shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojnë.

Numri i përgjithshëm i ditëve m e temperatura mbi 50C (122F) është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980. Mesatarisht, mes viteve 1980 dhe 2009, temperaturat kaluan 50C rreth 14 ditë në vit. Numri u rrit në 26 ditë në vit midis 2010 dhe 2019.

Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45C dhe më lart ndodhën mesatarisht dy javë shtesë në vit.

“Rritja mund t’i atribuohet 100% djegies së lëndëve fosile,” thotë Dr Friederike Otto, drejtor i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.

Mediat e huaja kanë publikuar një analizë ku theksohet se temperaturat po manifestohen tashmë në shumë zona të botës, duke paraqitur sfida të pashembullta, për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë. Ndërsa e gjithë bota ngrohet, temperaturat ekstreme bëhen më të mundshme.

Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe sisteme energjetike

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV