Patrik Sueizi, idhulli i të rinjve që mori famë nga një “kërcim i ndyrë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

“Dirty Dancing”, ishte filmi që do t’i jepte famë edhe në Shqipëri, aktorit të njohur amerikan.

Ishin vitet ’90 dhe Shqipëria sapo kishte dalë nga diktatura komuniste, ndaj filmat amerikanë, – të ndaluar deri pak vite më parë,-  po ndiqeshin me kërshëri të madhe. Pikërisht në këtë kohë u trasmetuar filmi “Dirty Dancing”, i cili megjithëse në shqip vjen si “Vallëzimi i ndyrë”, u trasmetua nga Televizioni Publik Shqiprar nën titullin “Kërcim dashurie”. “Dirty Dancing” është një film romantik amerikan prodhim i vitit 1987 ku në krah të Patrik Sueizi interpretonte dhe një tjetër aktore e njohur, Jennifer Gray. Madje ky kërcim u bë shkak që një spektakël televiziv në Shqipërinë e atyre viteve, “12 kërcime pa një të shtunë”, të regjisores Vera Grabocka, të kishte si element kyç e të detyrueshëm për pjesmarrësit kërcimin “Dirty”…

…Aktori Patrik Sueizi (Patrik Swayze), u shndërrua në idhull për miliona adhurues në mbarë botën përmes disa filmave që patën një shikushmëri të madhe për kohën. Por veçohen filmat “Dirty Dancing” si dhe filmi tjetër “Ghost”, ku ai interpretonet përkrah aktores së jashtëzakonshme amerikane Ubi Gobderg (Whoopi Goldberg). Sharmant, kërcimtar por dhe i aftë në artet marciale ai arriti të merrte role qëndrorë të cilat e kthyen në një yll kinemaje

Fillimet

Portalet dhe gazetat online, janë të mbushura me të dhëna për aktorin e njohur amerikan, ndaj biografia e tij artistike dhe ajo jetësore, nuk është e vështirë të shkruhet.

Patrik Sueiz u lind më 18 gusht 1952 në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Si fëmijë, ishte një djalë i qetë dhe shumë i tërhequr, i cili nuk mbronte dot as veten. Në shkollë u quajt edhe biri i nënës së tij, sespe duke i parë brishtësinë ajo e kishte gjithmonë nën kontroll. Nëna e tij, duke qenë një grua me karakter të fortë, dikur ndaloi keqardhjen për Patrikun dhe e çoi atë atë në një shkollë të arteve marciale. Si rezultat kjo iniciativë e zgjidhi problemin. Patrikun nisën ta respektojnë, sepse ai nuk ishte më i ndrojtur dhe dinte ta mbronte veten. Madje një gjë e tillë do ta ndihmonte vite më pas të merrte dhe një rol kryesor në filmin “Road House”, i mbushur me aksion.

Nëna e mësoi Patrikun të ishte i gatshëm për çdo lloj pune. Në të ardhmen, të gjitha këto aftësi u bënë shumë të dobishme për të, i cili zgjodhi të ishte në jetë një aktor. Falë nënës së tij, e cili ishte koreograf dhe kishte në pronësi një shkolle baletit, u diplomua nga dy shkolla koreografike.

Kur mbaroi shkollën e mesme, u zhvendos në Nju Jork për të studiuar kërcim në një nivel më të lartë. Në fakt, mori pjesë në një turne me Baletin e Disneyland. Në vitin 1975 u martua me dashurinë e tij të adoleshencës, Lisa Niemi. Pas një aborti të Lisas, ndaluan përpjeket për të patur fëmijë. Por kjo nuk u bë shkak që çifti të divorcohej. Ata qëndruan bashkë deri në fund të jetës së tij.

Lexo edhe :  Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

Karriera filmike

Sueiz filloi karrierën e tij profesionale si balerin dhe koreograf. Në Nju Jork bëri shumë paraqitje në vepra teatrale, muzikore dhe videoklipet e kohës. Në vitin 1979 bëri debutimin në kinema. Dy vjet më vonë luajti në serialin televiziv “MASH” dhe mishëroi një ushtar që vuante nga leuçemia. Pasuan shumë pjesëmarrje televizive dhe filmike. Në vitin 1986, pati suksesin e tij të parë përmes serisë televizive “North and South”. Në vitin 1987 pati suksesin e madh. Luajti në “Dirty Dancing”. Ishte mësuesi kërcimit në një kamp veror dhe ra në dashuri me një vajzë duke e ndihmuar të kapërcejë presionin dhe përbuzjen e prindërve të saj. Skenari ishte prerë dhe qepur për ta bërë filmin një sukses komercial. Dhe ashtu ndodhi. Sueizi u shndërrua në idhull për të rinjtë.

Një tjetër pjesëmarrje, këtë herë në filmin “Ghost”, prodhuar në vitin 1990, do ta bënte edhe më të njohur aktorin amerikan. Në të vërtetë, suksesi që shënoi në këtë film e bëri të famshëm dhe në kulturën hip-hop.

Por po aq sharmant ai do të paraqitej edhe në fimin “Point Break”, prodhim i vitit 1991, ku do të merrte rol kryesor dhe aktori i ri, Keanu Reeves,

Zbehja e imazhit

Vitet ‘90 ishin të trazuara për aktorin e njohur, i cili pati probleme me alkoolin, dhe u detyrua të shtrohej dhe në një klinikë rehabilituese.

Në fillim të viteve ‘90, suksesi komercial filloi të zbehet. Megjithëse ishte i përfshirë në shumë filma dhe seri, kritikat ishin të moderuara dhe nuk mundi të rradhitej si një aktor i madh. Ndoshta sepse zgjodhi role kryesore në filma aksion me skenarë modest.

Megjithatë ai u kandidua tre herë për çmim Oskar, me filmat “Dirty Dancing”, “Ghost” dhe “To wong foo, thanks for everything”.

Vdekja e aktorit

Deri në fund të jetës së tij, Patrik Sueiz mbeti një duhanpirës i thekur. Në vitin 2008 ai u diagnostikua me kancer në pankreas. Kur u bë e njohur, mesazhesh pafund dashurie dhe mbështetjeje mbërritën në postën e aktorit. Patrik nuk u fsheh dhe e trajtonte kancerin me optimizëm, duke e ditur sigurisht se ishte një betejë e humbur.

Në shkurt të vitit 2008, Sueiz shkroi në gazetën “Washington Post”, artikullin me titull: “Po luftoj me kancerin. Kongres, a do më ndihmosh?” me anë të të cilës ai u bënte thirrje senatorëve të votonin për fonde që Instituti Kombëtar i Shëndetit të punonte për gjetjen e kurës.

Ai trajtua në një spital universitar të Amerikës. Në janar të vitit 2009 u shtrua në spital me pneumoni. Shëndeti i tij u përkeqësua, por Patrik nuk dorëzohej. Në atë kohë ishte duke xhiruar një seri të re televizive, “Beast” dhe ndihej i zhgënjyer që nuk ishte në gjendje të promovonte më mirë serinë.

Më 14 shtator 2009, Patrik Sueiz dha frymën e fundit në shtëpinë e tij në Kaliforni.

 

Të fundit

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Lajme të tjera

Web TV